Rreth Nesh
Origjina e vjetër e Serrani
Që prej vitit 1948 Caffè Serrani është sinonim me cilësinë. Pasioni për atë që është e mirë trashëgohet nga babai tek djali. Rezultati gjendet i përqendruar në kafen tonë.
Brez pas brezi seleksionohen origjinat me të mira të kafes, që importohen dhe përpunohen në bazë të metodave tradicionale, në mënyrë që të ruajnë vlefshmërinë e cilësisë.
Ishte viti 1948 kur Giovanni Serrani hap në qytetin Todi të Italisë një dyqan, ku djali i madh Carlo zhvillon pasionin për kafen.
Më vonë, bashkë me vëllain e tij Alfio, hapin fabrikën e parë për pjekjen e kafes. Që atëherënis një proces i gjatë studimi dhe kërkimi i përzierjeve të veçanta, për të ofruar cilësinë më të mirë të kafes Serrani.
Përse Punojmë
Nga pasioni dhe angazhimi që rinovohet çdo ditë, lind Caffè Serrani Espresso Italiano.
Kemi kushtuar dekada kërkimi dhe përzgjedhje për lëndët e para dhe vëmendje në të gjitha fazat e përpunimit.
Aplikojmë etikë profesionale, që trashëgohet nga origjina dhe lidhja e afërt me zonën dhe punën.
Të gjitha këto përqendrohen në një filxhan të vogël kafeje Serrani. Ne e pimë atë çdo ditë, që më pas të shijohet dhe rekomandohet nga ju.
Përse Punojmë
Nga pasioni dhe angazhimi që rinovohet çdo ditë, lind Caffè Serrani Espresso Italiano.
Kemi kushtuar dekada kërkimi dhe përzgjedhje për lëndët e para dhe vëmendje në të gjitha fazat e përpunimit.
Aplikojmë etikë profesionale, që trashëgohet nga origjina dhe lidhja e afërt me zonën dhe punën.
Të gjitha këto përqendrohen në një filxhan të vogël kafeje Serrani. Ne e pimë atë çdo ditë, që më pas të shijohet dhe rekomandohet nga ju.
Rregullat për një ekspres perfekt
Rregullat për një ekspres perfekt
Një ekspres i mirë
Ekuilibri perfekt për një Kafe Espresso të vërtetë Italiane: 7 gram përzierje e shkëlqyeshme në një filxhan kafeje 25 mililitra të nxjerrë nga një aparat profesional ekspres për rreth 25 sekonda.
Si ta bëjmë ekspresin
Kushtojini vëmendje kohës së zierjes. Është e Mbi-ekstraktuar nëse rrjedha e kafes e ka të vështirë të zbresë apo edhe pikon, nën-ekstraktuar nëse rrjedha ka tendencë të jetë tepër e bollshme dhe e mbush kupën shumë shpejt.
Si ta dallojmë ekspresin
Espresso e vërtetë italiane ka një krem lajthish që ka ngjyrë kafe të errët me reflektime të errëta dhe një strukturë shumë të hollë pa flluska dhe njolla të lehta.
Aroma e ekspresit
Në hundë, Espresso e vërtetë ka një larmi të madhe aromash në varësi të përbërjes së përzierjes që ne mund ta përmbledhim si më poshtë: aroma intensive që nxjerr në pah nuancat e ndryshme me lule dhe fruta, aromat e çokollatës, erëzave etj.
Shija e ekspresit
Në shije, Espresso duhet të jetë i qëndrueshëm dhe i butë pa nuanca astringjente dhe me një ekuilibër perfekt midis të hidhurës dhe acides dhe një shije të vazhdueshme të çokollatës edhe disa minuta pasi e keni pirë.
Si ta shërbejmë ekspresin
Ena origjinale e krijuar për të rritur karakteristikat organoleptike të ekspresit është kupa e bardhë qeramike me formë konike, e nxehtë por jo më shumë se çduhet dhe me trashësinë e duhur për të shoqëruar buzët në provë.
Na Shkruani
Nëse dëshironi informacion të mëtejshëm apo kërkoni që të porosisni kafen Serrani mos hezitoni të na shkruani më poshtë